Viti 2022 dhe dyqanet e pakicës në Shqipëri ende punojnë me lista borxhi. Ndërsa kriza e çmimeve po godet vendin që nga dhjetori i vitit të kaluar, tregtarët shprehen se njerëzit kanë shtuar borxhet

“Kjo këtu është lista e njerëzve që marrin borxh. Janë pesë faqe vetëm të këtij viti, njerëzit thonë që nuk kanë lekë, ca prej tyre shprehen se po presin fundin e muajit t’i dalë rroga”.

Këtë rënie të shitjeve e mbështetin edhe statistikat nga INSTAT, që shprehet se rënia e aktivitetit për dyqanet ka rënë që në muajt e parë të vitit. Për tregtarët rritja po ndjehet edhe më shumë tani në sezonin veror, kur njerëzit fillojnë edhe pushimet

“Ka disa ditë që ka rënë pothuajse plotësisht. Ne jemi përpjekur mos t’i rrisim shumë çmimet, por njerëzit tashmë po harxhojnë më shumë për gjëra të tjera”.

Ngadalësimi i tregtisë me pakicë është një sinjal i kuq për ekonominë, teksa konsumi vitin e kaluar dha kontributin më të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë. Qeveria edhe pse ka mbledhur 342 milionë euro në periudhën janar- maj, për të mbështetur konsumin ka shpërndarë rreth 50 milionë euro.

Top Channel