Bariu pikasi trupin e pajetë në lumin Vjosa, 55-vjeçari ishte larguar nga banesa 4 ditë më parë! Çfarë thonë familjarët

21/06/2022 09:38

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit Agim Pelushi që u pikas nga një bari mëngjesin e sotëm, ende nuk është nxjerrë nga ujërat e lumit Vjosa, pas duhet të jetë zhvendosur nga rrjedha.

Nga hetimet paraprake dhe marrja në pyetje e familjarëve mësohet se ata kishin bërë denoncim për largimin e tij nga banesa katër ditë më parë. Anëtarë të familjes pohuan se ai ishte larguar edhe më parë nga shtëpia pasi vuante nga çrregullime mendore serioze.

55 vjeçari ishte larguar shpesh drejt Greqisë pa dijeninë e familjarëve dhe mungesa e tij për disa ditë me radhë ishte diçka e përsëritur për ta.

Policia është duke kërkuar përgjatë një territori të gjerë përgjatë shtratit të l`umit Vjosa por ende nuk ka rezultate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA