
Shoferi mjetit që aksidentoi për vdekje një 15-vjeçar ditën e djeshme në Belsh, ka rënë në prangat e policisë.
Drejtuesi T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, akuzohet për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e djeshme pranë fshatit Marinez të Belshit.
Shoferi me iniciale O. M., 15 vjeç dhe pasagjeri K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh po lëviznin me motor në momentin e përplasjes nga makina, që drejtohej nga një 34-vjeçari.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjeri ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Top Channel