“Vetëvendosja e sheh si një figurë të parëndësishme”/ Osmani “sulmon” Kurtin: Ai do president që s’mban qëndrime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë.
Mësohet se një vajzë e vogël 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën në të cilën jetonte.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elzaj, i tha KosovaPress-it se për ngjarjen janë lajmëruar rreth orës 01:40 për banesën e cila gjendet në rrugën “Yll Morina”.
“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvënie’. Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.
Edhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje ndërsa bashkë me policinë kishin bërën evakuimin e banorëve të tjerë të të njëjtit bllok banesor.
Top Channel
“Mos bëni zhurmë se…”/ Zbardhet dosja e prokurorisë për krimin në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin