Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ftuar në Top Story tha se Kosova s’duhet refuzonte në iniciativat e bashkimit rajonal.

“Tek ne në Kosovë ka pasur shumë pak debat rreth përmbajtjes, në të njëjtën kohë ka pasur shumë debat rreth protagonizmit politik, është harruar se farë është përmbajtja e këtyre iniciativave. Biznesi është përfituesi kryesor i çdo marrëveshjeje që heq barriera. Ballkani Hapur erdh në një kohë kur kishte ngecje në të gjitha proceset integruese siç ishe edhe ai i Berlinit. Një qëndrim i ngurtë për të diskutuar çdo argument. Ne jemi këtu në një tavolinë, nëse na pëlqen kjo tavolinë ne rikthehemi të diskutojmë, kështu është edhe me Kosovën, Kosova nuk duhet të ishte refuzuese në iniciativat e bashkimit rajonal. Unë jam kurioze për me pa reagimin e Serbisë, të shkojmë ta testojmë, ajo që më shqetëson është se ne nuk futemi fare në diskutim se çfarë mund të përfitojmë, por shikojmë se çfarë po përfitojnë të tjerët. N e i njohim kualifikimet profesionale, në Kosovë çdo njeri hyn me letër, tek ne është në funksion, shumë elementë që atje diskutohen”, tha Rukiqi.

Këtë të hënë gjatë takimit mes qeverisë kosovare dhe shqiptare u firmos marrëveshja ku parashikohet se prej 1 Qershorit deri 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës,  do ta kalojnë kufirin,  pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive  kufitare.

Top Channel