Vikki McNamara zbuloi dashurinë e saj për stërvitjen dhe ka nisur një karrierë të re si instruktore fizkulture pasi humbi më shumë se 40 kg nga trupi i saj.
Nëna obeze e një fëmije në Dublin në Irlandë thotë se humbi peshën e saj me ushtrime të ndryshme stërvitjeje madje dhe kërcim në tub, sipas rrjetit britanik The Mirror.
Vikki thotë se vuante prej vitesh me peshën e saj dhe fillimisht e kishte të vështirë të binte në peshë.
Por më në fund ajo gjeti guximin që i solli suksesin e dobësimit dhe ka lënë punën e mëparshme për t’u bërë instruktore personale stërvitjeje.
Ajo thotë për rrjetin vendas RSVP Live se më parë ndjehej si një grua e plakur dhe kishte dhimbje në trup, prandaj vendosi të bënte diçka.
“Kur djali im ishte i vogël, e mbaja në krahë dhe më dhimbnin këmbët dhe kurrizi”.
“Ndjehesha si një grua e plakur prandaj vendosa të bëj diçka, por m’u desh shumë kohë. Kam bërë programe të ndryshme stërvitjeje, i kam provuar të gjitha”.
“Më pas bashkë me një shoqe vendosëm të bënim dhe kërcim në tub, që i jepte më shumë ngjyrim stërvitjes”.
Kjo e frymëzoi Vikki që më pas të bëhej instruktore fizike, me qëllimin për të ndihmuar ata që gjendeshin në situatë si ajo ku ishte gruaja më parë.
“Dikush që është mbipeshë e ka të vështirë të shkojë në mësimet e stërvitjes, kështu që nisa të jepja mesime stërvitjeje në Balbriggan dhe tani jam instruktore e trajnuar.”
Vikki ka faqen e saj të internetit dhe prej burra e gra të grupmoshës së saj, në të 40-at e 50-at.
Top Channel