35 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nga 165 testime të kryera gjatë 24 orëve te fundit në vend.

Numri i rasteve pozitive është më i ulët se ditët e mëparshme, por në të njëjtën kohë është ulur ndjeshëm dhe numri i testimeve. Një ditë më parë, nga 595 testime të kryera, 139 qytetarë rezultuan të infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 22 raste të reja në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnjë, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.

Aktualisht, janë 685 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin. Ndërkohë, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

141 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (20 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 141
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 165

Testime totale 1,838,470
Raste pozitive 277,444
Raste të shëruara 273,262
Raste Aktive 685
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 530
Fier 42
Vlorë 42
Durrës 19
Lezhë 14
Gjirokastër 9
Korçë 9
Elbasan 7
Berat 6
Shkodër 4
Dibër 2
Kukës 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA