​Ministri francez: Zgjedhjet parlamentare janë një tronditje demokratike

19/06/2022 22:54

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire i ka quajtur rezultatet e zgjedhjeve të sotme parlamentare një “shok demokratik”, por shtoi se frika se ai nuk do të ishte më në gjendje të drejtonte vendin ishin të pabaza.

Le Maire vuri në dukje se partia e presidentit Emmanuel Macron do të ruajë shumicën e vendeve në parlament, duke shtuar se është thelbësore t’i drejtohen rivalëve politikë që ndajnë idetë e Macron.

“Ajo që më shqetëson është se shteti mund të bllokohet, gjë që mund të na bëjë të humbasim aftësinë për të kryer reforma dhe për të mbrojtur popullin francez, veçanërisht në aspektin e fuqisë blerëse”, tha Le Maire për televizionin France 2.

Republikanët (Les Republicains) janë partnerë të mundshëm që Macron mund t’u drejtohet për qëllimin e formimit të një koalicioni qeverisës. Ai gjithashtu mund të përpiqet të drejtojë një qeveri të pakicës që duhet të negociojë ligjet me partitë e tjera rast pas rasti.

Chrstian Jacob, kreu i partisë konservatore franceze Les Republicains, tha sot megjithatë se partia e tij do të mbetet në opozitë pasi Macron humbi një shumicë absolute në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA