Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes Socialistët kanë vendosur t’i japin një tjetër shans opozitës për reformën territoriale, duke tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale.
Rreth orës 21.00 në seancën e së martës ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se mazhoranca ka vendosur heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës.
“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale! Do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale’, tha Balla.
Reagoi menjëherë PD nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi, i cili kërkoi që mazhoranca të tërhiqet plotësisht nga ndryshimet e propozuara në Komisionin e Reformës Territoriale.
“Duhet të tërhiqeni nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, jo thjesht ta hiqni nga rendi i ditës! Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë”, u shpreh Boçi, duke theksuar se opozita e konsideron këtë proces të njëanshëm.
Në fund të seancës maratonë u miratuan të gjitha projektligjet e tjera që ishin në rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa u rrëzua kërkesa e opozitës për të ngritur komision hetimor për programin IPARD.
Top Channel