Patel nuk ndalet: Jo vetëm shqiptarët, do ekstradojë dhe themeluesin e “WikiLeaks” Assange!

17/06/2022 14:32

Britania nuk ndalet: Pas valës së indinjatës që krijoi me vendimin për të dëbuar azilkërkuesit në Ruanda, qeveria britanike trazon ujërat sërish me vendimin për të ekstraduar themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për spiunazh.

Urdhri u firmos nga ministrja e brendshme, Priti Patel. Kjo lëvizje pason vjen pas një vendimi të gjykatës britanike në muajin prill ku thuhej se Assange mund të dërgohej në SHBA për shkak të publikimit të një numri të madh dokumentesh konfidenciale nga WikiLeaks më shumë se një dekadë më parë.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë se procesi i ekstradimit të Assange nuk është i padrejtë dhe nuk është abuzim i procesit gjyqësor.

“Nuk është konstatuar që ekstradimi të jetë ishte i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore, duke përfshirë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe për lirinë e shprehjes, dhe se në SHBA ai do të trajtohet siç duhet, përfshirë edhe çështjet që lidhen me shëndetin e tij”, thuhet aty.

Ky përbën një moment kyç në betejën shumëvjeçare të Assange për të shmangur gjykimin në SHBA, edhe pse nuk shënon domosdoshmërish fundin e historisë. Assange ka tani 14 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA