Mediat publikojnë foton e plumbit që vrau gazetaren Abu Akleh në Palestinë (video)

17/06/2022 18:25

Duke cituar ekspertë, rrjeti i Katarit thotë se plumbi është i njëjtë me atë që përdorin forcat izraelite

Rrjeti ‘Al Jazeera’ ka publikuar foton e plumbit për të cilin thotë se vrau gazetaren e saj në Palestinë, Shireen Abu Akleh, e cila po raportonte për bastisjen e ushtrise izraelite në një zonë të pushtuar të Bregut Perëndimor.

Një hetim i kryer nga rrjeti mediatik, i publikuar në faqen e saj, deklaroi se “plumbi me majë të gjelbër ishte projektuar për të shpuar armaturën dhe është municion i pushkës automatike M4”.

Më tej thuhet se “plumbi u analizua duke përdorur modele 3D dhe sipas ekspertëve ishte i kalibrit 5.56 mm – i njëjti që përdoret nga forcat izraelite”.

Duke cituar ekspertë, Al Jazeera tha se plumbi ishte “dizejnuar dhe prodhuar në SHBA”.

Në hetimin e saj, Al Jazeera risimuloi incidentin duke përdorur teknologjinë 3D për të mësuar më shumë rreth llojit të plumbit, kalibrit të tij dhe armëve që përdorin këtë lloj plumbash.

Abu Akleh, gazetare palestineze me shtetësi amerikane u vra më 11 maj në Xhenin ndërsa raportonte nga një bastisje e ushtrise izraelite ne Bregun Perendimor.

Zyrtarët palestinezë dhe punëdhënësi i saj, Al Jazeera thanë se ajo u vra nga forcat izraelite./Anadolu/

FOTO GALERI
1/3
Abu Akleh, gazetare palestineze me shtetësi amerikane u vra më 11 maj në Xhenin ndërsa raportonte nga një bastisje e ushtrise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA