
Duke cituar ekspertë, rrjeti i Katarit thotë se plumbi është i njëjtë me atë që përdorin forcat izraelite
Rrjeti ‘Al Jazeera’ ka publikuar foton e plumbit për të cilin thotë se vrau gazetaren e saj në Palestinë, Shireen Abu Akleh, e cila po raportonte për bastisjen e ushtrise izraelite në një zonë të pushtuar të Bregut Perëndimor.
Një hetim i kryer nga rrjeti mediatik, i publikuar në faqen e saj, deklaroi se “plumbi me majë të gjelbër ishte projektuar për të shpuar armaturën dhe është municion i pushkës automatike M4”.
Më tej thuhet se “plumbi u analizua duke përdorur modele 3D dhe sipas ekspertëve ishte i kalibrit 5.56 mm – i njëjti që përdoret nga forcat izraelite”.
Duke cituar ekspertë, Al Jazeera tha se plumbi ishte “dizejnuar dhe prodhuar në SHBA”.
Abu Akleh, gazetare palestineze me shtetësi amerikane u vra më 11 maj në Xhenin ndërsa raportonte nga një bastisje e ushtrise izraelite ne Bregun Perendimor.
Zyrtarët palestinezë dhe punëdhënësi i saj, Al Jazeera thanë se ajo u vra nga forcat izraelite./Anadolu/
Top Channel