Dy të rinj kanë humbur jetën këtë të premte në Tiranë, pasi makina e tyre është fundosur në rezervuarin e Çekrezës.

Një djalë 22 vjeç dhe një vajzë 20 vjeç janë nxjerrë nga forcat që ndodhen në vendngjarje.

Dy viktimat janë identifikuar si Erjon Muça nga Kasalla dhe Dorina Gjokgjinaj, ndërsa nuk dihet ende marrëdhënia e tyre. Viktimat janë banorë të zonës dhe dyshimet e para sipas informacioneve janë se ata janë aksidentuar.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e rezervuarit. Makina është dëmtuar shumë në pjesën e përparme të saj për shkak të trysnisë së rënies në rezervuar.

Ngjarja e rëndë është raportuar në polici mëngjesin e sotëm nga roja i sigurisë së rezervuarit.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht në vendngjarje janë edhe polumbarët e Reneas, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Bazuar në tabelën e vendosur në rezervuar aty nuk lejohet as të peshkohet për shkak të rrezikshmërisë.

 “Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse është ngjarje aksidentale apo kemi të bëjmë me një skenë krimi.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA