Donald Veshaj, kur ishte konkurrent në “Big Brother VIP”, u shpreh se nëse fiton çmimin e madh, paratë do t’i shpenzojë për bamirësi. Ndonëse nuk fitoi, ai it ha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se do të ndërtojë katër shtëpisë për katër familje që kanë nevojë.
Capital T, duke folur në emisionin “Më lër të flas”, për bamirësitë që ka bërë në heshtje këto vite, e pyeti Donaldin se çfarë u bë me shtëpitë që kishte premtuar.
Donaldi i përgjigj se është duke u marrë me rastet dhe do të ndërtojë dy shtëpi në Kosovë dhe dy në Shqipëri:
“Donaldi, nëse ndërton katër shtëpi, e pesta jam unë. Kam ngritur strukturën, kam hapur një fondacion që ka dashur kohën e vet me të gjitha procedurat. Është ngritur një bord, një staf për fondacionin. I kam zgjidhur pak a shumë rastet kush do të jenë. Kanë dashur kohën e vet por do të vijnë gjëra shumë të bukura”.
E kam thënë që jeni super çuna dhe jeni çuna të mirë, unë thjesht doja të vërtetoja, u tha Capital T binjakëve.
Top Channel