Një tjetër ngjarje me të shtëna armësh ka tronditur SHBA-në. Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos pasi një person hapi zjarr në një kishë në Alabama të enjten në mbrëmje.
Shefi i policisë së Vestavia Hills, Shane Ware, tha se oficerët iu përgjigjën me shpejtësi njoftimeve për ndihmë në Kishën e Shën Stefanit, duke arrestuar menjhere të dyshuarin.
“Nga ajo që kemi mbledhur nga rrethanat e kësaj ngjarjeje, i dyshuar ishte vetëm dhe hyri në një mbledhje të kishës dhe filloi të qëllonte”.
Ware nuk e identifikoi sulmuesin dhe nuk tha nëse hetuesit kishin përcaktuar një motiv për ngjarjen.
Shtetet e Bashkuara janë në mes të një periudhe të rëndë të epidemisë së saj të dhunës me armë. Rasti më fatal ishin të shtënat me armë në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas që la të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues më 24 maj.
Top Channel