Avokatët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në bojkot kombëtar: KLGJ injoroi propozimet tona

17/06/2022 17:50

Pas bojkotit katër ditor, Dhoma e Avokatisë, në një reagim, paralajmëron përshkallëzim të qëndrimit deri në një bojkot kombëtar dhe pa afat.

Që nga e marta dhe deri më sot, avokatët u përfshinë në bojkotimin e proceseve te themelit. Ata kërkojnë që qeveria e gjyqësorit të tërhiqet nga harta e re gjyqësore në të cilën reduktohen 18 gjykata.
Rreth 2 mijë avokate kanë bojkotuar proceset në forme greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për te cilën ne fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.
Por, në reagimin e Dhomës së Avokatisë, theksohet se “KLGJ ka injoruar dhe nuk ka marrë në konsideratë propozimet e tyre.

Reagimi i plotë:
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, në mbledhjen e zgjeruar të
datës 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen edhe të kryetarëve të dhomave vendore të
avokatisë, morri në shqyrtim zbatimin e vendimit për bojkotimin e proceseve
giyqësore për periudhën katër ditore. Ky Komitet Drejtues vlerëson përmbushjen e
qëllimit për të cilin u morr ky vendim, duke e konsideruar si fillim të një procesi për
përmbushjen e kërkesave lidhur me ushtrimin e profesionit të avokatit në
Republikën e Shqipërisë.

Vlerësojmë, që Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë ka bërë prezent që në fillesat e
hartimit të projektit të Hartës Gjyqësore problematiken e zbatimit në praktikë të një
projekti të tillë. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja në
konsideratë nga ana e KLG] të propozimeve tona, në vendimin e saj të datës
10.06.2022.

Në i qëndrojmë vlerësimit tonë, që kjo hartë giyqësore është në shkelje të plotë të së
drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesës së eficencës në realizimin e të
drejtës së mbrojtjes si dhe rëndimin e situatës ekonomike – sociale të individit.
Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë i kërkon Këshillit të Ministrave, si organi
vendimmarrës për miratimin e hartës giyqësore, të marrë në konsideratë vërejtjet dhe
propozimet e bëra prezent nga ana jonë gatë gjithë këtij procesi. Mosmarrja në
konsideratë e vërejtjeve dhe propozimeve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë në
procesin e vendimmarrjes nga ana e qeverise do të jetë objekt vlerësimi i qëndrimit të
dhomës së avokatisë, duke përshkallëzuar qëndrimin tonë në të ardhmen drejt një
bojkoti total dhe pa afat.

Top Channel