Top Talk/ Ironia e fortë e Salianjit: Vrasësit e gjejnë njëri tjetrin kurdo që duan, ndërsa policia ata jo

16/06/2022 17:30

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “Top Talk” foli për situatën aktuale kriminale në vendin tonë.

Salianji tha se pavarësisht numrit të lartë të policëve, shumë pak prej tyre e kanë kaluar vettingun.

“Janë më shumë se 11 mijë policë dhe 60 prej tyre kanë kaluar vettingun. Komisionet e jashtme, komisionet e brendshme të vettingut është e dështuar përderisa duan një ligj tjetër. Dy nismat e tjera aktuale janë të dështuara dhe policia e shtetit ka dështuar në nismën e saj”, tha ai.

Deputeti deklaroi se ka një rritje të mafias së organizuar, ku policia jo vetëm që nuk i zbardh por as nuk i ndalon dot.

“Policia e shtetit i ka super të kërkuar, ata hynin dhe dilnin. Policia nuk i gjen dot këta që janë të super kërkuar, por këta e gjejnë njëri-tjetrin”, tha Salianji.

Salianji tregoi se ka 18 raste të vendosjes së tritoleve brenda një viti, katër prej tyre drejtuesve të policisë apo policëve. Ai theksoi se është një rrjet kaq i organizuar dhe që nuk kapen, duke rritur numrin e vrasjeve mafioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA