Rrënoja misterioze e anijes 1,300-vjeçare mrekullon studiuesit në Bordo (fotot)

16/06/2022 20:34

Arkeologët në qytetin francez të Bordeaux po përpiqen të kuptojnë misteret e një rrënoje të pabesueshme mesjetare të gjetur në një degë të lumit Garon.

Rrënoja thuajse 1.300 vjeçare ka dalë në dritë në vitin 2015 gjatë përgatitjeve për një projekt ndërtimi në zonë,por është publikuar vetëm së fundmi.

Prej datimeve të drurit dhe pjesëve të qeramikës, anija e rrallë 12 metra e gjatë besohet se transportonte mallra bujqësore në lum mes viteve 680 e 720.
Asokohe Bordo ishte pjesë e dukatit të pavarur të Aquitaine që u pushtuar në 732 nga emiri Abd al-Raman, dhe një shekull më vonë nga Vikingët.

Por origjina e anijes mbetet ende mister dhe objekt studimi të thelluar nga arkeologët.

“Me shumë gjasa duhet të jetë një përzierja punimesh perëndimore dhe lindore”, thotë specialisti  i arkitekturës detare Marc Guyon.

FOTO GALERI
1/5
Arkeologët në qytetin francez të Bordeaux po përpiqen të kuptojnë misteret e një rrënoje të pabesueshme mesjetare të gjetur në një degë të lumit Garon.

Top Channel