Iu gjetën armë në banesë, e zonja e shtëpisë: Policia gjeti diçka të vogël, nuk i kam parë më herët
16/06/2022 11:17
Një numër i madh armësh janë sekuestruar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në Mezez Kashar.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se në këtë banesë jetojnë vetëm një çift bashkëshortësh.
Zonja e shtëpisë ka folur për “Top Channel”, e cila ka thënë se Policia I ka shkuar ditën e djeshme për kontroll në shtëpi dhe kanë gjetur diçka të vogël, të cilën ajo nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpinë e saj.
Policia erdhi bëri kontroll dje. Gjeti diçka të vogël. Unë s’i kisha parë më parë ato në shtëpinë time.”- tha ajo
Top Channel