Kepa Arrizabalaga është me valixhe gati dhe trajneri Thomas Tuchel e sheh “gardianin” e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin perfekt të spanjollit.
Strakosha e ëndërron që kur ishte fëmijë kalimin në Premier League, ndërkohë që foli për gazetarin Fabrizio Romano në lidhje me situatën e tij dhe interesimin nga ishulli.
”Jam vërtet i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier League që kur kam qenë fëmijë”, deklaroi Strakosha./ SuperSport