Klubi i Arsenalit është drejt finalizimit të goditjes së bujshme. Bëhet fjalë për sulmuesin e Man. City-t, Gabriel Jesus. Mikel Arteta kërkon të forcojë sulmin pas largimit të Alexandre Lacazette dhe braziliani shihet si opsioni më i besueshëm.
Tek Arsenali ka një optimizëm gjithnjë e në rritje se do të arrihet një marrëveshje për të nënshkruar me brazilianin e Manchester City këtë verë.
Sipas “The Times”, finalizimi mund të vijë së shpejti me një tarifë transferimi prej 50 milionë stërlinash. Jesus është objektivi kryesor i “Topçinjve” dhe ata tashmë kanë nisur bisedimet me agjentin e tij, Marcelo Pettinati, ndërkohë që nuk mungon interesimi nga shumë klube të tjera në Europës.
Arsenali i ka ofruar 25-vjeçarit një pagë më të lartë nga ajo që përfiton për momentin te City, 190 000 stërlina në javë, plus bonuset, krahasuar me 110 000 që merr te City.
Jesus sapo mbaroi impenjimin e tij edhe me kombëtaren e Brazilit, ku në përballjen me Korenë e Jugut shënoi një gol në fitoren e thellë me rezultatin 5-1.
Tottenhami është gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e brazilianit Jesus, i cili ka shënuar 95 gola në 236 ndeshje që kur iu bashkua City-t në një transferim prej 31 milionë stërlinash nga Palmeiras në vitin 2017.
Top Channel