Mbi 1 mijë struktura shëndetësore publike dhe private përfshirë edhe klinikat dentare do të kalojnë në sitën e Agjencisë së Akreditimit, e cila sapo u krijua dhe do të vlerësojë nëse spitalet tona i përmbushin standardet që kërkohen.
Vetëm pasi të jenë akredituar, ata mund të aplikojnë për të fituar kartën e autonomisë spitalore. Por spitalet tona duket se janë larg këtij procesi pasi deri me tani janë të akredituar vetëm 36 struktura si ish-sanatoriumi i Tiranës, spitali i Elbasanit dhe disa qendra shëndetësore por nuk është i akredituar asnjë spital në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.
Akreditimi i klinikave mjekësore ka një afat. Çdo 5 vjet, duhet të kalosh në sitën e Agjencisë nëse ruan standardet për të qenë i akredituar.
Top Channel