Arbana Xharra denoncon sjelljen skandaloze të ish Ambasadores së Shqipërisë në OKB: Injoroi Kosovën!
15/06/2022 18:14
Gazetarja shqiptare nga Kosova, Arbana Xharra ka akuzuar akuzuar ish-ambasadoren e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadarenë, se ka injoruar Kosovën në organizatë.
Në një lidhje direkte për Top Talk, Xharra tha se në kohën kur ajo ishte ambasadore, Besiana Kadare nuk ftonte përfaqësues të Kosovës, duke e injoruar atë.
“Dua të përmend diçka, një detaj. Kemi parë në New York, kur Besjana Kadare në OKB ka ndodhur në shumë ngjarje shumë të rëndësishme injoronte Kosovën. Nuk ka ftuar përfaqësues të Kosovës e as ambasadorë në New York. Kjo u reflektua këtu dhe është duke u shfaqur edhe në nivele të tjera. Kjo është absolutisht shumë shqetësuese”, tha Xharra për Top Talk.
Top Channel