Apeli i GJKOO vendosi të rrëzojë sot kërkesën e deputetit democrat, ndaj të cilit gjykata e posacme vendosi konfiskimin e pasurive.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sipas njoftimit.

Deputeti Kasem Mahmutaj

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit Kasem Mahmutaj.

Anila Hoxha tha për Top Channel thanë se nga deputeti Kasem Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet. Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasem dhe Gazmend  Mahmutaj nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar.

Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor të vitit 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tetë vite burg në të njëjtin vit.

Ndërkohë që në vitin 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjarëve të tij u vendosen nën kontrollet e OFL  e më pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në gjykatë me kërkesë bllokimi. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij u është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga gjykata për motive sociale dhe strehimi.

Pas hetimeve proaktive SPAK ka marrë vendime konfiskimi për pasuri me vlerë 71 milionë euro, më të rëndësishmet Toyota Yaris 3.4 milionë euro apo tokat në vendin e quajtur Rana e Hedhur, të tjerat janë nën procedim pasuror.

Top Channel