Ish i burgosuri politik, Simon Miraka ka rrëfyer sonte në Top Story për periudhën e errët të diktaturës, e cila ka lënë pasoja të rënda.

Miraka rrëfen në intervistën me Sokol Ballën brenda ambienteve të autoritetit të ish-sigurimit të shtetit se dosjet operative janë ndjekur nga bashkëpunëtorët të cilët punonin nën presionin e dhunës.

Ai thotë se tragjedia më e keqe është se personat e ekzekutuar nga sigurimi i shtetit kanë mbetur pa varre. Miraka ka treguar edhe se refuzoi të bashkëpunonte me Sigurimin.

Dosjet operative janë dosjet që kanë ndjekur personat, përmes bashkëpunëtorëve që për fat të keq bashkëpunonin me sigurimin. Shumicën e rasteve kanë qenë të detyruar nga dhuna me bashkëpunu, jo nga dëshira. Kjo periudhë ka qenë një periudhë e errët ka shkaktuar shumë plagë, pothuajse edhe të pashërueshme. 3 Mijë vetë të ekzekutuar nga sigurimi i shtetit… Ato kanë dalë në gjyq dhe gjyqi .. ka një pjesë pa gjyq, një pjesë e mirë e tyre janë ekzektuar pa gjyq, një pjesë me gjyqe të trukuara. Më e keqja është se ata kanë mbetur pa varr kjo e bën edhe më tragjike, dhe tragjedia nuk merrte fund me invidin, pasojat i kishte familja.

Ka qenë e vështirë, nuk isha në një moshë fort të re. Kisha kaluar 27 vite në presion psikologjik, por kur je në të drejtën tënde, merr forcë. Edhe kur shikon që kjo vuajtje shkaktohet nga padrejtësuia, të jep fortë. Ti dhunohesh sepse mendon ndryshe, edhe unë mendoja ndryshe. Ata na shikonin si armiq. Ne i kishim dënimet me nga 5 vjet, që të merrje një goditje. Njeriu shpreson që pas 5 vjecarit mund të çliroheshe. Unë kam marrë 5-çen e 10. “, tregoi Miraka për Top Story.

Top Channel