Reformat territoriale dhe zgjedhore, Balla: E nevojshme zgjatja e mandateve

14/06/2022 11:39

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi se është e nevojshme shtyrja e mandatit për Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore në vend.

Reformat duhen miratuar një vit e më parë, në rast të reformës territoriale , komisioni të marrë kohën e duhur nëse do të duhet në korrik për të zgjatur mandatin, do të jetë e nevojshme një zgjatje mandati, të bihem dakord që një zgjatje të jetë. 

Sa i përket reformës zgjedhore, objekti i punës është i qartë, referencë janë rekomandimet e vëzhgimit nga OSBE- ODHIR.  Në mes 15 prill dhe 15 maj duhen mbajtur zgjedhjet vedndore të ardhshme. Dua t’i sugjerojn opizitës që Shqipëria ka nevojë shumë për investimet”, tha Balla.

Lidhur me ndryshimet në numrin e bashkive Balla tha se në pikëpamjen e tij si qytetar dhe jo si politikan, 61 bashkitë që janë sot në vend, janë një numër më i madh duke parë shpenzimet e jashtëzakonshme nga taksat e qytetarëve që shkojnë aktualisht dëm.

“Nëse më pyesin mua si qytetar edhe 61 janë shumë. Bashki shumë të vogla ngjitur me njëra-tjetrën që mbajnë dy administrata kot. Ky është vlerësimi imi personal, por askush prej nesh duhet të gjykojë punën e komisionit. E theksoj puna e komisionit do të jetë për shërbim më të mirë për qytetarin pasi në duhet të çojmë deri në fshatin më të vogël dhe të largët shërbimet e duhura për qytetarin. Këshillimi kombëtar është instrument i vonuar, por është iniciativë e përgjegjshme e qeverisë, që e kemi ndërmarre për të marrë opinionin e plotë të qytetarit. Siç e ka thënë kryeministri do jetë dhe faza tjetër e mbledhjes së opinionit të qytetarëve për çështje me rëndësi. Edhe çështje që lidhem me reformën territoriale dhe shërbimin në qytet duhen diskutuar. Komisioni i posaçëm i reformës territoriale mos ta fokusojë punën vetëm te PD do 100 e PS do 40, por ta shohi pak më tepër këtë detyrë që i ka dhënë Kuvendi. Ky është një ligj që kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend”, tha Balla.

 

Top Channel