Ramush Haradinaj del kundër miratimit të projektligjit për pagën minimale

14/06/2022 14:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas votimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale, ka thënë se sot është një ditë e çuditshme për Parlamentin e Kosovës.

Ai ka thënë se sot është parë një fitore e fëmijëve të UDB-së të përkrahur nga Lista Serbe.

“Sot është një ditë e çuditshme. Edhe Rrahman Morina do ua kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit. E kemi një fitore të familjeve të UDBA. Në kuvend është rrikthyer UDBA, Rrahman Morina dhe Lista Serbe që votuan. Shpreh kundërshtimin tim dhe vazhdojmë me mospajtimin”

Top Channel