Kjo fillimjave shënon nisjen e një procesi të rëndësishëm përsa iu përket kopshteve.
“Sot ka filluar procesi i aplikimeve në nëpër kopshtet e Tiranës, për sezonin 2022-2023. Tirana ka 46 kopshte në zonën urbane dhe 50 kopshte në zonën rurale. Në maksimumin e vet, kapaciteti i kopshteve të Tiranës, arrin deri në 8000 fëmijë në ditë.
Në momentin që prindërit shkojnë për të aplikuar në kopshtin e njësisë së tyre administrative, duhet të kenë me vete vërtetimin e vaksinimit të fëmijës, që e marrin nga konsultori, vërtetimin e punës dhe certifikatë familjare dhe personale.
Duke parë numrin e lartë të kërkesave për të marrë shërbime në kopshte, është menduar nga drejtoria dhe bashkia që procesi i aplikimeve në kopshte do të zgjasë 2 javë, nga disa e hënë 13 qershor deri më 24 qershor.
Këtë vit vende të lira në kopshte, që korrespondojnë me numrin e fëmijve që largohen në klasë të parë, janë 2000 vende të lira. Këta do të jenë fëmijët e rinj që do të regjistrohen. Gjithashtu lajm i mirë është që shtohen edhe 6 objekte të reja që janë çerdhe dhe kopshte. Këto çerdhe dhe kopshte të reja do t’u japin mundësi edhe 700-800 fëmijve të tjerë, të rinj që do të hyjnë në shërbim. Pra, në kapacitetin e vet maksimal sezonin që vjen, kopshtet e Tiranës do të mirëpresin deri në 8800 fëmijë. “- tha Zhaneta Beqiri, Drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës
Top Channel