Simon Miraka akuzon Enkelejd Alibeajn se në procesin e propozimit të emrit të tij nga e djathta në kuvend për të qenë anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ka pasur qëllime dashakeqëse.

Kandidatura e Mirakës u rrëzua në kuvend pasi pjesë e 28 firmave që e propozonin ishte ajo e Sali Berishës, që për socialistët është e papranueshme.

Por, vetë Miraka, në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Top Story thotë se Alibeaj e përdori Berishën si preteks, ndërkohë që thotë se ka përdorur Gazment Bardhin.

“Ishin rreh katër deputetë që i përkisnin grupit të Alibeajt që kishin firmosur. Në ato 28 firma ishin nga të gjitha partitë që kanë qenë në aleancë me Partinë Demokratike

Ndjeva zhgënjim nga ata deputetë që e quajnë veten nga shtresa e të përndjekurve. Mungesa e sinqeritet. Marrim rastin e votimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballad he tha që zotin Miraka do ta rrëzojmë në votim. Kur erdhi moment ii votimit, meqë këta deklarojnë se nuk kishin gjë me Mirakën, fare mirë mund ta ngrinin dorën për të më votuar. Se mazhoranca kishte afërsisht 80 vota. Por ata, as këtë nuk e bënë. Dolën ashtu siç janë.

Alibeaj shkruante në ‘Facebook” se nuk kemi gjë me zotin Miraka, por kemi me atë që e ka propozuar. Këtu ka dashakeqësi, sepse Alibeaj njihet ndër juristët e mirë. Ligji thotë mbështetjen e japin shoqatat. Unë jam propozuar nga shoqatat, jo nga Berisha.

Ata gjetën sebepin. Ajo që më bëri përshtypje në fillim, njeriu gjykohet nga ajo çfarë thotë, jo nga ajo që mendon.

Kur foli Alibeaj, u duk se nuk kishte qejf të fliste krejtësisht hapur me emrin tim dhe thirri si trim Gaz Bardhin. Ai filloi të tundte fletën e mbështetjes së 28 deputetëve. Ajo që më bëri përshtypje ishte mënyra, se edhe nga një injorant ta dëgjoje trishtohesh, jo më të dëgjosh një parlamentar, ish-ministër që i drejtohej kolegëve jeni të pafytyrë”.

Top Channel