Në të gjithë vendin sot avokatët bllokuan punën e gjykatave duke nisur grevën për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
Në Korçë ku mbetet vetëm një gjykatë paralajmërohet përshkallëzim i grevës.
“Nëse s’ka reflektim deri te premten komiteti drejtues do dalë me vendim tjetër. Te gjithë avokatet janë ne unison me njëri-tjetrin”- tha Arben Lena më Korçë.
Në Lezhë bojkot ka anuluar 47 seanca gjyqësore. Avokatët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, do të bojkotojnë dhe caktimin e masës së sigurisë.
Edhe Dhoma e Avokatëve të Elbasanit i është bashkuar bojkotit kombëtar të çdo çështje gjyqësore në shenjë proteste për hartën e re të gjyqësorit. Bojkoti do të vijojë për 4 ditë dhe çështjet e anuluara llogariten në rreth 500.
Bojkotit te seancave gjyqësore i është bashkuar edhe dhoma vendore e avokatisë ne Vlore ku pezulluar 60 seanca ne gjykatën e faktit,40 apeli, 24 gjykata administrative Vlore
Edhe 35 avokatët të Lushnjës dolën sot ne proteste si koleget e tyre ne Rrethe pasi gjykata e shkallës së pare Lushnjë zhvendoset në atë të Fierit.
Gjithashtu 244 avokatët, anëtarë të Dhomës së Durrësit i janë bashkuar bojkotit kombëtar të gjyqeve që nga dita e sotme, ndërsa pritet reagimi i qeverisë në lidhje me këtë propozim të KLGJ-së për të vendosur hapat e mëtejshëm të reagimit.
Top Channel