Avokatët bojkotojnë punën edhe në Gjirokastër dhe Përmet
14/06/2022 11:15
Edhe avokatët e Gjirokastrës dhe Përmetit kanë bojkotuar seancat gjyqësore sot dhe përgjatë javës.
Duke nisur nga sot e deri të premten nuk do të zhvillohen seancat gjyqësore në Gjykatën e Faktit të Gjirokastrës dhe Përmetit si pasojë e bojkotit të ndërmarrë nga Dhomat e Avokatisë.
Për pasojë do te shtyhen 134 seanca gjyqësore. Përjashtim bëjnë vetëm masat e arrestit. Sipas përfaqësuesit të Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër Tahir Novi, bojkoti do të vazhdojë derisa të përmbushen kërkesat e avokatëve për të mos hequr nga Gjirokastra Gjykatën e Apelit.
Top Channel