7 trupa njerëzish hidhen në zonën turistike të Meksikës me mesazhe nga kartelet e drogave (fotot)

14/06/2022 18:38
Rruge dyqanesh ne rajonin Huasteca ku u gjeten trupat e viktimave

Trupat e rrahur të shtatë burrave u gjetën në fundjavë të hedhur në rajonin meksikan të Huasteca— destinacioni i njohur bregdetar i frekuentuar nga turistët.

Në një prej tyre gjendej një mesazh ogurzi nga autorët e masakrës.

“Ja çfarë më ndodhi mua që punoj për kartelin Gulf,” thoshte paralajmërimi në trupin e të vdekurit, në një referencë të dukshme për kartelin famëkeq meksikan Gulf, që operon kryesisht në zonën veriore përgjatë kufirit me SHBA.

Mesazhi ishte nënshkruar “Valles Operation O.B.,” që me sa duket i referohet bandave rivale.

Prokurori i shtetit të San Luis Potosi tha javën e kaluar se të vdekurit e kishin origjinën nga qyteza Aquismon, por besohet se janë vrarë tjetërkund dhe hedhur në rrugën e zonës rurale.

Fotot e trupave tregonin shenja të dukshme dhune e gërvishtjesh.

Rajoni i Huasteca është mjaft i frekuentuar nga turistë meksikanë prej ujëvarave të tij dhe lumenjve me ujëra të kristalta.

Muajin e kaluar drejtësia në SHBA njoftoi ekstradimin drejt Texas të një ish-lideri të kartelit Gulf, me akuza trafikimi drogash që datonin prej 2012.

“Prej dekadash karteli Gulf përdor intimidimin dhe dhunën ekstreme për të kontrolluar territoret e saj në veri të Meksikës, për trafikimin e drogave të forta drejt SHBA”, tha mes te tjerash adminsitratorja e DEA, Anne Milgram.

FOTO GALERI
3/3
Tjeter operativ i Gulf i ekstraduar drejt SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA