Trupat e rrahur të shtatë burrave u gjetën në fundjavë të hedhur në rajonin meksikan të Huasteca— destinacioni i njohur bregdetar i frekuentuar nga turistët.
Në një prej tyre gjendej një mesazh ogurzi nga autorët e masakrës.
“Ja çfarë më ndodhi mua që punoj për kartelin Gulf,” thoshte paralajmërimi në trupin e të vdekurit, në një referencë të dukshme për kartelin famëkeq meksikan Gulf, që operon kryesisht në zonën veriore përgjatë kufirit me SHBA.
Mesazhi ishte nënshkruar “Valles Operation O.B.,” që me sa duket i referohet bandave rivale.
Prokurori i shtetit të San Luis Potosi tha javën e kaluar se të vdekurit e kishin origjinën nga qyteza Aquismon, por besohet se janë vrarë tjetërkund dhe hedhur në rrugën e zonës rurale.
Fotot e trupave tregonin shenja të dukshme dhune e gërvishtjesh.
Rajoni i Huasteca është mjaft i frekuentuar nga turistë meksikanë prej ujëvarave të tij dhe lumenjve me ujëra të kristalta.
Muajin e kaluar drejtësia në SHBA njoftoi ekstradimin drejt Texas të një ish-lideri të kartelit Gulf, me akuza trafikimi drogash që datonin prej 2012.
“Prej dekadash karteli Gulf përdor intimidimin dhe dhunën ekstreme për të kontrolluar territoret e saj në veri të Meksikës, për trafikimin e drogave të forta drejt SHBA”, tha mes te tjerash adminsitratorja e DEA, Anne Milgram.
Top Channel