Ka nisur në KPK seanca e vettingut për gjyqtarin e Shkodrës Andri Ymeri. Në nisje të seancës Ymeri i kërkoi trupës së KPK që të legjitimohet i vëllai si avokati i tij.
“Rezulton se trupa gjykuese më ka njoftuar me email në 22 maj 2022 , pra i bie që komisioneri relator i ka hartuar konkluzionet për mua dhe brenda pak orëve dhe më pas më kanë caktuar seancën. E kam aftësinë për të kuptuar nëse ai ka aftësinë për t’i lexuar konkluzionet që i nisa unë për 12 orë. Cili është subjekti misterioz që e ka ndihmuar komisoonerin e KPK që të lexojë këto matëriale për 24 orë e të caktojë seancë menjëherë?
I kërkoj komisionit që gjatë gjykimit administrativ të mos zbatojë procedura të paparashikuara në ligj me synimin për të shkaktuar efekt surpizë mbasi do bëj gjithcka që më jep ligji për tu mbrojtur.
Në cilën pikë të ligjit kodi i procedurës apo kodi i procedurës civile, e ka gjetur kpk mënyrën se si po më gjykon mua? Trupa po i merr mekanikisht provat e reja pasi vlerësimin për provat duhet ta bëjë mbasi të mbyllet seanca dëgjimore. Kuptoj që trupa gjykuese e ka marrë vendimin pa më dëgjar fare.” U shpreh Ymeri
Top Channel