Simbol i luftës kundër racizmit, gjendet i vdekur ish-futbollisti i Torinos

13/06/2022 20:02

Ish-sulmuesi i Torinos, Akeem Omolade ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Ai u bë shumë i njohur në sezonin 2000-2001, kur debutoi me Treviso-n në ndeshjen kundër Ternana-s në Seria B, me tifozët që u larguan nga tribuna.

Një episod racizmi që nuk kaloi pa u vënë re, kështu, shokët e skuadrës, në ndeshjen kundër Genoas në mars 2001, dolën në fushë me fytyrat e lyera në mbështetje të tij, ndeshje në të cilën Omolade do të shënonte golin e vetëm me ekipin e Treviso-s.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, por askush nuk do ta harrojë atë gjest, si kundërpërgjigje ndaj një prej episodeve më të rënda të racizmit, që lidhet me marrëdhënien tifoz-ekip.Gjatë karrierës së tij Omolade më pas ka veshur fanellat e Torinos, Novara dhe Gela, ndër të tjera, duke i dhënë fund karrierës së tij në Siçili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA