Mbarështruesi i kuajve shtanget kur sheh fytyrën e Elvis Presley në qafën e mëzit të ri (fotot)

13/06/2022 16:15

Një fermer nga Irlanda i apasionuar pas muzikës, thotë se kishte mbetur i tronditur kur pa fytyrën e këngëtarit të ti të preferuar Elvis Presley në qafën e mëzit të tij.

36 vjeçari Alan O’Reilly, tha se mrekullia ishte shfaqur në qafën e mëzit të tij pesë-vjeçar Piebald Cob Dolly por e zbuloi vetëm kur i largoi qimet e krifës.

Duke mos i besuar asaj që po shihte, ai postoi pamjet në rrjetet sociale për të pyetur nëse edhe të tjerë e shihnin atë që ai shihte dhe rrjedhimisht miqtë, familjarët dhe të panjohur konfirmuan zbulimin.

Duke parë pellushin bardhë e zi të qafës së Dolly shihet silueta e fytyrës së Mbretit të Rock’n’Roll, me stilin e preferuar të flokëve të Elvis Presley.

Alan tha: “Unë jam një tip shpirtëror dhe besoj se kjo është një mrekulli. Ai është një nga këngëtarët më të mëdhenj dhe fytyra iu shfaq te mëzi im. Jam i sigurtë se ai ka ndikuar te kjo”.

Elvis, i cili ka vdekur në 1977, njihej që adhuronte kuajt dhe mbante shumë të tillë në fermën e tij në Memphis, Tennessee.

Gruaja e tij Priscilla Presley përshkruante sesi Elvis pajisej me veshje ‘kauboi’ dhe drejtonte kuajt e tij.

Alan, i cili mban më shumë se 40 kuaj pranë shtëpisë në Irlandë, thotë se vjen nga një familje adhuruesish të Elvis. Mëzi Dolly ka marrë emrin e ri zonjusha Presley.

FOTO GALERI
1/5
Një fermer nga Irlanda i apasionuar pas muzikës, thotë se kishte mbetur i tronditur kur pa fytyrën e këngëtarit të ti të preferuar Elvis Presley

Top Channel