Komediani ‘Superman’ goditet nga autobusi teksa tenton ta ndalojë ‘me superfuqitë e tij’ (video-fotot)

13/06/2022 15:47

Fuqitë mbinatyrore të Superman-it e bëjnë atë padyshim nga më të shquarit në panteonin e personazheve të librave komikë.

Por një imitues i superheroit nga Brazili nuk arriti të realizonte ‘magjinë e tij’ teksa pretendonte se do të ndalonte një autobus duke levizur në rrugë.

Komediani Luiz Ribeiro de Andrade vuri në  provë “fuqitë” e tij të dielën në një video të postuar në rrjet nga qyteza Barra dos Coqueros.

Për fat të keq për Ribeiro, shoferi i autobusit nuk kishte marrë njoftimin dhe numri nuk shkoi sipas planit por autobusi e përplasi atë nga prapa.

Prezantuesi 35-vjeçar nuk u lëndua nga përplasja teksa shihej që largohej i mërzitur nga autobusi duke thënë me shaka: “Tani e di që jam vërtet prej çeliku.”

Ndërsa më pas shtonte: “Do të bëj një ankesë për frenat e këtij aubusi. Ato nuk funksionojnë”.

Një ditë më pas Ribeiro tha për rrjetin vendas F5 News se incidenti erdhi si pasojë e mosllogaritjes së distancës me mjetin.

“Marr përgjegëjsi për gjithçka. Shkova te kompania e autobusëve për të kërkuar që shoferi të mos penalizohej, ai nuk kishte probleme me frenat. Ai bëri çfarë ishte e mundur por unë veprpva gabim”.

 “Ishte një nga hilet e mia që bëj gjithmonë, por për pak përfundoi në një aksident. Nuk kishte asgjë serioze sepse aty ishte dora e Zotit”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3
Fuqitë mbinatyrore të Superman-it e bëjnë atë padyshim nga më të shtuarit në panteonin e personazheve të librave komikë.

Top Channel