Kampionët përgatiten për sezonin e ri/ Tirana po kërkon lojtarë të rinj në ekip

13/06/2022 15:24

Skuadra kampione e vendit Tirana po përgatitet për sezonin e ri i cili për ta fillon nga Champions League ndryshe nga një vit më parë ku nuk mundën të merrnin pjesë në kupat e Europës.

Bardhebluve i është larguar kapiteni Hoxhallari, ndërkohë që Seferi me 19 golat e tij apo edhe Xhixha, janë ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës çka mund të sjellin ndryshime tek ekipi. Gjithsesi Orges Shehi tregon për Top Channel diçka më tepër rreth kësaj situate.

 “Jo vetëm Taulanti dhe Xhixha janë nën vëzhgim, por kjo do të peshohet mirë nga ana jonë. Nga ana sportive sigurisht që ne duam që ata të rrijnë këtu gjithmonë. Me sa dijeni kam unë nuk ka ende një ofertë konkrete të kënaqshme për klubin. Unë personalisht si trajner nga ana sportive do të më vinte keq, do të isha i mërzitur për veten, por i kënaqur për lojtarët nëse do të transferoheshin jashtë”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ditën e martë Tirana do të mësojë edhe kundërshtarin e saj që do të përballet në Kupat e Europës, çfarë pretendimesh ka Shehi për këtë short?

Shpresojmë që të kemi një kundërshtar të përshtatshëm dhe të mos ketë disnivel shumë me ne, por jemi të vetëdijshëm që janë vetëm dy ndeshje dhe duhet besim. Kampionatin mund ta marrë një skuadër me buxhet më të madh dhe më e plotë, kurse në këto ndeshje me eliminim çdo gjë mund të ndodhi”, tha Shehi.

Prej shumë vitesh Erges Shehi ka qenë pjesë e Skënderbeut të sukseseve të mëdha europiane dhe ai ja di mirë kuptimin, vlerën apo edhe si fitohen këto takime europiane.

 “Këtë eksperiencë që kam pas, 16 ndeshje në Champions League, do të mundohem t’ja transmetojë lojtarëve të mi, por gjithmonë i kam thënë që ky është pasioni jonë ky është futbolli jonë dhe duhet ta shijojmë, një verë europiane është shumë më e bukur se sa një verë vetëm stërvitje”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA