Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj premtoi se Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundojë së shpejti. Sipas Veliajt ky projekt është i domosdoshëm sepse kryeqyteti po rritet me rritëm të lartë vitet e fundit.

“Puna do të vazhdojë, Unaza e Tiranës duhet të mbarojë. E keni vënë re sa është rritur Tirana? Është rritur kryesisht në portat hyrëse të qytetit, siç është Njësia 6 apo Njësia 11, ose tek Fresku, Astiri, pasi edhe çmimet janë më të lira, kanë edhe njerëz nga komuniteti i tyre”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se qytetarët i vlerësojnë politikanët nga punët që bëjnë dhe premtimet që mbajnë.

“Shikoni si përpëliten sot Ilir Meta me Sali Berishën. Ngaqë i mbytën njerëzit në gënjeshtra jo, po ne nuk do t’ju braktisim, jo, po mbi trupat tanë thoshte Luli, do të marshojnë këta për Astirin ne jo vetëm vijuam punën, por iku dhe Luli fare. Pra, një parti serioze nuk gënjen dhe nuk premton gjëra që nuk i mban dot”Kur ti nuk ndryshon veten dhe kthen prapë Saliun, 80 vjeç, me të gjithë bëmat dhe çudirat që i bëri këtij vendi, dhe u thua shqiptarëve se kjo është shpresa e PD për të ardhmen, që aty mbaron filmi. Aftësia jonë është tek rigjenerimi”, deklaroi Veliaj.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA