Presidenti i komitetit Olimpik Ndërkombëtarë Thomas Bach në vizitën e tij në Tiranë, e para në këto 3 mandate që drejton CIO u prit paraditen e së dielës nga kryeministri i vendit z. Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ku të gjithë bashkë më pas vizituan zyrat e reja të KOKSH të financuar prej komitetit olimpik ndërkombëtarë që ai drejton.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në Shqipëri për të vizituar Komitetin Olimpik dhe sportistët. Vë re një progres shumë të madh që ka bërë vendi juaj në aspektin sportiv. Jam këtu edhe me presidentin e ri të Komitetit Olimpik i cili i ka dhënë një hov punës me vizionin e tij. Ne vumë re një bashkëpunim të ngushtë të KOKSH edhe me qeverinë e udhëhequr nga numri 1 i saj. Ashtu sic i thash kryeministrit në një takim që pata më parë, kjo është receta e suksesit, për njerëzit dhe sportin”, tha President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

 Ndërkohë kryeministri Rama zbuloi një pjesë të bisedës me presidentin Bach duke i vënë theksin lëvizjes sportive në shkolla.

“E rëndësishme është që të hedhim një bazë të munguar prej vitesh. Ajo që është më e rëndësishme është që të shkëpusim fëmijët nga bota virtuale nga bota e smartphonëve. Të gjitha janë të dobishme, por një jetë pa sportin dhe sidomos një fëmijëri pa sportin, është një fëmijëri e cënuar”, tha kryeministri Rama.

Më pas së bashku janë drejtuar pallatit të sportit të lojrave me dorë “Feti Borova” ku pas fjalës falenderuese të presidentit të KOKSH, Fidel Ylli, u zhvilluan disa aktivitete verore olimpike nga shkollat e Tiranës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA