Numri i fëmijëve që përfshin ata nga mosha 0 -17 vjeç përbëjnë 20.7% të popullsisë në Shqipëri ose ¼ e vendit. Kjo grupmoshë po përballet gjithmonë e më shumë me rreziqe, por rreziku kryesor për të ardhmen e fëmijëve mbetet bota e internetit
“Një fokus i veccantë është tek mbrojtja e fëmijëve online, për të cilët duhet të angazhohemi të gjithë si shoqri, por edhe institucionet me njëra-tjetrën, sepse fëmijët janë vetëm një klik larg nga dëmi që mund tu shkaktohet. Këto mekanizmat nëse ne i ngremë së bashku mund t’ja dalim, por veç e veç është e pamundur ndaj kësaj risie të re që është bota digjitale.”
Ndërkohë, organizata të shoqërisë civile mendojnë se shërbimet për fëmijët nuk janë të aksesueshme në të gjithë bashkitë e vendit
“Realiteti nuk është i njëjtë për të gjithë. Kemi grupe tashëm që ne i njohim dhe i quajmë grupe vulnerabil të fëmijëve, të cilët kanë akses të limituar ndaj shërbimeve, nuk kanë mundësi t’i aksesojnë, por edhe kur kanë mundësi, janë shërbime që nuk janë të mjaftueshme dhe të arrijnë të mbulojnë nevojat e tyre.”
Në buxhetin e vitit 2022 qeveria si mbështetje për rininë dhe fëmijët vendosi vetëm 221 milionë lekë në dispozicion. Qeveria ka hartuar një strategji për fëmijët deri në vitin 2026, për t’i mbrojtur, për t’i ofruar shërbime dhe siguruar shanse të barabarta,e gjitha me një kosto 1.6 mld lekësh ose 260 milionë lekë në vit.
Në raportin e hartuar nga Agjencia e Mbrojtjes dhe Drejtave të Fëmijëve shkruhet se burimet financiare janë të pamjaftueshme, ndërsa stafi në raport me përgjegjësitë ligjore është i ulët, pasi në vitin 2019 ishin gjithsej vetëm 236 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, 52% e numrit të nevojshëm.
Top Channel