FIFA mbyll hetimin për Ekuadorin dhe shuan shpresat e “ëndërrimtarëve” italianë

10/06/2022 17:28

Nuk ka më asnjë dyshim: Ekuadori do të marrë pjesë në “Katar 2022”. Qeveria e futbollit botëror (FIFA) nuk e ka pranuar ankimimin e Kilit për aktivizimin e futbollistit Bajron Castillos me origjinë nga Kolumbia, duke pretenduar se janë falsifikuar dokumentet.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s hedh poshtë të gjitha akuzat kundër Federatës Ekuadoriane të Futbollit. Procedura disiplinore e nisur kundër Federatës së Futbollit të Ekuadorit shpallet e mbyllur”.

Në fakt, ankimi i Kilit kishte shkaktuar pështjellim edhe në Itali, pasi ishin shtuar spekulimet që, me dënimin e mundshëm të Ekuadorit, në “Katar” 2022 do të merrte pjesë përfaqësuesja e kaltër./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA