E rrallë/ “Zgjohet” peshkaqeni i zhdukur, zbulohet “bisha” me dhëmbë të rrafshët

10/06/2022 14:25

Një zbulim i rrallë vjen nga Kolumbia: Shkencëtarët kanë identifikuar për herë të parë një lloj peshkaqeni me dhëmbë të rrafshët, që ka jetuar përpara miliona vjetësh.

Kjo lloj specie, ‘Strophodus rebecae’ u gjet në komunën e Zapatocas, në verilindje të vendit. Studimet tregojnë se peshkaqeni 4 deri në 5 metra i gjatë kishte me dhëmbë që i ngjasonin gurëve të dominosë.

Ato janë përdorur për të shtypur ushqimin, në vend që ta presin dhe ta shqyejnë sic ndodh me peshkaqenët sot. Për këtë zbulim, paleontologët Edwin Cadena, nga Universidad del Rosario, dhe Jorge Carrillo, nga Universiteti i Cyrihut në Zvicër, punuan për gati dhjetë vjet.

“Është një lloj i ri peshkaqeni që ka jetuar në Amerikën e Jugut gati 135 milionë vjet më parë. Është hera e parë që regjistrohet diçka e tillë në hemisferën jugore të planetit tonë. Dhëmbët e tij janë të ruajtur shumë mirë, dhe përbërja e tyre na lejoi ta përcaktojmë si specie të re. Ky grup peshkaqenësh ndryshon shumë nga ata të sotmit, sepse i kanë dhëmbët krejtësisht të rrafshët, pra të përshtatur për një dietë kryesisht përtypëse dhe jo prerëse”, tha Edwin Cadena, paleontolog në Universidad del Rosario.

Zbulimi krijon mundësinë që të studiohet sesi ka qenë ekosistemi në ujërat e detit në Kolumbi kohë më parë, e këta peshkaqenë konsiderohet të kenë pasur rol të rëndësishëm në të, pasi me dhëmbët e tyre mund ta përtypnin gjahun si peshqit, por edhe jovertebrorët, ndërsa nga ana tjetër shërbenin si pre për zvarranikët e mëdhenj që ndodheshin në atë mjedis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA