Një emision i ri do të nisë pas disa muajsh në “Top Channel” dhe këtë lajm e ka bërë të ditur Sara Hoxha mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”.

Hoxha u shpreh se në tetor do të nisë një ndër projektet më të mëdha në “Top Channel”, “Dancing With the Stars”, që pritet të jetë një format mjaft aktual për kohën.

Sara Hoxha: Po punoj bashkë me një skuadër fantastike në “Top”, për një projekt shumë të rëndësishëm që fillon nga tetori, që është “Dancing With the Stars”.

Besoj është projekti më i madh në Top, sezonin që vjen, është një format i BBC që është parë në Shqipëri, por besoj do të sjellim diçka më të update-uar, më për kohën. Përpos shumë projekteve të tjera, por me këtë merrem unë. Ju jeni super projekt, nuk keni nevojë për reklamim.

Kujtojmë se Sara Hoxha, bashkë me Lori Hoxhën ishin drejtueset e sezonit të parë të Big Brother VIP, spektakli që shënoi rekorde shikueshmërie në Shqipëri dhe jashtë saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA