Rritja e çmimeve/ Tabaku: Kemi paketën për të dobët në mbështetje të qytetarëve! Rama: Ka arsye pse kemi inflacionin më të ulët në rajon

09/06/2022 12:10

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës ka prekur çdo familje shqiptare, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke cituar dhe shifrat e INSTAT se norma e inflacionit në muajin maj preku shkoi 6.7%.

Ne kemi paketën më të ulët në mbështetje të qytetarëve, ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme çmimesh. 2 herë më shumë se shifrat e INSTAT reflektohen çmimet. te familjet e varfra. Kjo sot ka prekur familjet shqiptare

Ndikon dhe lufta, jam dakord, por çfaë ndodh këtu? Autoriteti i Konkurrencës ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë, asnjë gjobë, nuk jep dot përgjigje. Ka shumë pse por këtu nuk flasin për gjëra që prekin shqiptarët”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj në kuvend.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama, në përgjigje të deklaratës së deputetes demokrate, foli për një situatë ekonomike në Shqipëri, më të mirë se vendet e tjera të rajonit.

“A ka ndonjë arsye pse Shqipëria të jetë sa gjysma e vendeve të rajonit, kur vjen puna te rritja e inflacionit. Mbase ka arsye. Si askund tjetër në Europë, çmimi i energjisë po mbahet aty ku ishte. Sot nafta është patjetër arsye, por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit, është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni. E dyta, është rritja e prodhimit vendas”.

Top Channel