Ismail Tasholli: Nëse Kosova bëhet pjesë e “Open Balkan” mund të artikulojë veten politikisht, Kurti ka vënë në dyshim shtetin tonë

09/06/2022 22:01

Analisti Ismail Tasholli, teksa ka komentuar mbrëmjen e sotme për Ballkanin e Hapur në “Top Story”, ka thënë se Kosova ka tre gabime në lidhje me këtë çështje.

Ai u shpreh se Kurti e ka vënë në dyshim Kosovën ën arenën ndërkombëtare dhe nëse do të bëhej pjesë e “Open Balkan” do të kishte mundësi të artikulohej më mirë nga ana politike dhe do të kishte një plus në  këtë aspekt.

Ismail Tasholli: Janë tre gabime që i bën Kosova, njëra e ripërsëritur me tendencën e gjetjes së një autenticiteti politik mbi premisat mbi dinjitetin. E dyta është sikur e kemi minuar me emocion temën e Open Balkan. E treta është se po e shndërrojmë Serbinë vazhdimisht në standartin matës në zhvillimin e hapave tonë politikë. Mos të harrojmë se nëse ne e krijojmë standartin politik duke u varur tek Serbia është e rrezikshme për ne si Kosovë. Pozicionet politike po i kthejmë si racionale.

Ajo që është paradoksale është se Prishtina dhe Beogradi nuk kanë qenë kurrë kaq të sinkronizuara në mos gjetjen e zgjedhjeve të problemeve Kosovë Serbi.

Ne jemi të sinkronizuar me interesat e Beogradit. Pjesa tjetër është izolomi, që është premisa mbi të cilën operon ligjërimi i Kurtit. Kurti ka prishur dhe ka vënë në dyshim Kosovën si shtet në gjykim ndërkombëtar. Ka ftohur marrëdhëniet me Amerikën e Shqipërinë. Pse duhet ti frikësohet Kosova konkurrencës.

Nëse e merrni Ministren e Jashtme në arsyetimin e saj për “Open Balkan” do të thotë se krijohet përshtypja që ne kemi një alternative tjetër përveç BE-së.

Ahmetaj: Të akzuosh Ramën që po izolon Kosovën, ndërkohë që Shqipëria ka kaluar në lutje që Kosova ti bashkohet “Open Balkan”, nuk është normale. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën janë më të hapurat e më intensive e më të mirat në aspektin ekonomik e politik. Me 24 kemi mbledhjet mes dy qeverive.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë bekimin e tyre për Ballkanin e Hapur përmes të dërguarit të posaçëm, Gabriel Escobar, gjatë takimit të djeshëm.

Edhe Komisioni Europian e sheh Ballkanin e Hapur, gjithashtu  si një hap pozitiv drejt integrimit.

Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj nisme, pasi e quan nismë të Serbisë.

Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi  për herë të parë iu bashkuan nismës në rolin e vëzhguesit. Dritan Abazoviç dha sinjale për një hap më shumë në të ardhmen e afërt.

 

 

Top Channel