E kërkuan Tirana dhe Laçi, sulmuesi i Partizanit ndërron kontinent

09/06/2022 08:58

Stenio Junior pritet të ndërrojë kontinent. Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Partizanit prej janarit të vitit të kaluar, teksa sezonin e fundit e mbylli me 19 gola dhe 10 asiste, nga të cilët 4 gola dhe 3 asiste i dhuroi në Conference League.

30-vjeçari ka dalë lojtar i lirë, ndërkohë që për shërbimet e tij gjatë kësaj kohe janë interesuar klubet e Tiranës dhe Laçit nga Superiorja, dhe Ballkani, Drita e Gjilani në Kosovë.

Supersport mëson se Stenio Junior do të vijojë karrierën në Tajlandë. Sulmuesi i majtë ka arritur marrëveshjen me një nga klubet e elitës së futbollit tajlandez dhe së shpejti do të vijë zyrtarizimi.

Stenio Junior vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, kampionat ku veshi edhe fanellën e Pelister Bitola.

Ai ka luajtur më parë edhe në kampionatet e Letonisë (Riga) dhe Bullgarisë (Litex Lovech), teksa në vendlindje e nisi te Horizonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA