Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati ka përfunduar kontratën me ekipin Shkodran.
Klubi shkodran ka njoftuar se kontrata me kroatin ka përfunduar dhe nuk do të rinovohet. Një vendim i pritshëm duke para vijimin e ngjarjeve të Vllaznia, sidomos pas shkarkimit të trajnerit Brdaric, me të cilin Djarmati kishte bashkëpunuar ngushtë.
“Duke e falenderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruhet në një postim në rrjetet sociale të KF Vllaznia.
Pavarësisht divorcit, Djarmati largohet si fitues nga klubi shkodran. Falë edhe punës së tij drejtuese Vllaznia arriti të fitojë dy dite rresht Kupën e Shqipërisë, ndërsa në fund të sezonit të tij të parë skuadra shkodrane e humbi titullin vetëm për efekt golaverazhi (e fitoi Teuta).
Top Channel