Debatoi me Ballën dhe quajti mazhorancën “bastardë”, Spaho përjashtohet nga seanca plenare

09/06/2022 18:08

Sekretariati i Kuvendit ka vendosur përjashtimin e deputetit të opozitës Edmond Spaho, nga seanca plenare e ditës së sotme, pasi përdori gjuhë fyese në parlament gjatë fjalës së tij.

Gjatë një debati në Parlament mes Ballës dhe Spahos, ky i fundit i quajti bastardë të gjithë gjithë anëtarët e mazhorancës.

Pas këtij debati u mblodh sekretariati i Kuvendit i cili vendosi përjashtimin e një ditë të Spahos nga seanca plenare dhe heqjen nga paga të një dite pune.

Ermonela Felaj: Sekretariati me shumicë votash vendosi se jemi para nenit 65 dhe vendosi përjashtimin nga seanca plenare për një ditë të deputetet Edmond Spaho dhe ndalimit të pagës për një ditë punë. Në rast refuzimi penalitetet dyfishohen.

 Debati: 

Edmond Spaho: Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Të ndërpritet seanca të thirret komisioni përkatës, o bëhet njeri shembull ose… një njeri pas konsumimit të shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin Ose merr fjalën e kërkon ndjesë, ose zotëria sipas përcaktimeve të Kodit të Etikës dhe rregullores do të veprohet.

 

 

Top Channel