Edhe qyteti i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dhe përmbytje në aksin mes lagjes së re dhe atë të vjetër të Bulqizës.
Moti i paqëndrueshëm është prezent këtë të enjte në të gjithë territorin tonë.
Zona më problematike me rrebeshe shiu është shtrirja nga lumi i Matit në veri deri në lumin Osum. Epiqendra e reshjeve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh.
Sipas MeteoAlb, në këto zona, sasitë 24 orëshe pritet të variojnë nga 30-50 mm dhe referuar normave mujore të reshjeve, do të bien rreth 50% e sasisë mujore të reshjeve.
Veriu dhe zonat jugore do të marrin më pak reshje, ndërsa nesër do të ketë jugu intensitet mesatar të reshjeve. Era do të forcohet gjatë momentit të rrebesheve por përgjithësisht do të jetë deri mesatare.
Top Channel